XHAKARTË

Qendra për Emergjenca e Indonezisë tha se rreth 1.000 njerëz e humbën jetën nga tërmeti me fuqi 8.7 ballë që goditi ujdhesën Nias në brigjet e Sumatrës.
Përfaqësuesja e Kryqit të Kuq, Marie Muhammad tha se ndihmat e para tashmë kanë arritur në territoret e goditura, ndërsa zyrtarë të Indonezisë thanë se çdo ndihmë nga jashtë do të jetë e mirëpritur.