KATMANDU

Policia ka arrestuar së paku 16 protestues, që kundërshtonin marrjen e kompetencave shtesë nga mbreti i Nepalit. Nepali, i cili kufizohet me Indinë dhe Kinën, prej nëntë vitesh përballet me një lëvizje maosite, që kërkon rrëzimin e mbretërisë dhe vendosjen e komunizmit. Kjo lëvizje e armatosur ka shkaktuar 11 mijë viktima.