SHKUP

Në Maqedoni sot u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Qytetarët votuan për 56 kryetarë të komunave, prej gjithsej 84 komunave në Maqedoni. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve parresgullësi u shënuan në Butel të Shkupit, Hotël të Tetovës dhe në Prilep. Ndërkohë, në adresë të Komisionit të Zgjedhjeve kanë arritur ankesa të shumta nga partitë politike.