VATIKAN

Besimtarët katolikë në mbarë botën sot kremtojnë festën e Pashkëve. Mijëra besimtarë u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit në Romë, për të marrë pjesë në tubimin tradicional të Pashkëve dhe me shpresën se do të marrin bekimin e Papës Gjon Pali i dytë. Papa është duke u kuruar pas operacionit në fyt, para një muaji. Ai u paraqit në dritaren e banesës së tij dhe i bekoi besimtarët, ndërsa porosia e tij u lexua nga kryepeshkopi Leonardo Sandri.