MINSK

Autoritetet e Bellarusisë filluan hetimet për protestat e djeshme, në të cilat u kërkua dorëheqja e presidentit Alexander Lukashenko. Rreth 100 persona u arrestuan dhe policia tha se mund të dënohen me nga tre vjetë burg. Opozita në Bellarusi vlerëson se zgjedhjet dhe referendumi i vitit të kaluar, përmes të cilit Lukashenko mund të zgjidhet president në tre mandate, kanë qenë të manipuluara.