Augustin Palokaj, Bruksel
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jap de Hop Shefer ka lavdëruar sot punën e shefit të UNMIK-ut Soren Jessen Petersen në Kosovë, duke thënë se ai është sjellë në mënyrë profesionale dhe diplomatike në këtë kohë të vështirë në Kosovë, pas ngritjes së aktakuzës kundër ish-kryeministrit Haradinaj.
" Kemi parë se çfarë në të vërtetë nënkupton bashkëpunimi i plotë me Tribunalin e Hagës dhe sinqerisht shpresoj se ky bashkëpunim mund t'i dërgojë sinjale të qarta edhe të tjerëve në rajon sa i përket këtij aspekti, ka thënë shefi i NATO-s. ndërkaq Petersen është shprehur se populli i Kosovës dhe liderët politikë kanë kaluar edhe një provim të maturisë politike, ndërsa Kosova e ka kaluar një sfidë me të cilën vërtet po përballeshin edhe disa shtete të pavarura.
"Ishim të brengosur se çfarë pasojash mund të ketë një aktakuzë e re, i frigoheshim situatës së sigurisë, mirëpo unë u impresionova me qëndrimet e qeverisë dhe të qytetarëve", është shprehur shefi i UNMIK-ut. Petersen sot në NATO ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të NATO-s, ku ka folur për situatën në Kosovë krahas komandantit të KFOR-it Iv de Kermabo. Petersen në Bruksel vetëm disa minuta pasi i kishte arshur lajmi se Kuvendi i Kosovës e ka votuar qeverinë e re, është shprehur se kjo qeveri e di fort mirë se çfarë duhet të bëjë në përmbushjen e standardeve prioritare, shumë prej të cilave janë të lidhura me sigurinë e lëvizje së serbëve dhe dialogun me Beogradin. Petersen është shprehur se Kosova duhet të mbetet unike, qeveria dhe opozita po ashtu në gjërat madhore siç janë decentralizimi dhe debati për statusin përfundimtar të Kosovës.
"Tani mund të them se Kosova është në rrugën e duhur. Ne po përparojmë por duhet të punojmë edhe më shumë në mënyrë që të arrijmë cakun, i cili është në interes, jo vetëm të Kosovës, por dhe të tërë rajonit," ka thënë Petersen në NATO, duke menduar fazën e nisjes së debatit për statusin përfundimtar të Kosovës.
As Petersen e as Shefer, nuk kanë dashur të paragjykojnë se cili mund të jetë statusi përfundimtar i Kosovës, duke thënë se duhet pritur së pari që gjërat të vlerësohen një nga një, dhe të bëhet përmbushja e standardeve prioritare. Petersen gjatë qëndrimit në Bruksel ka patur disa takime edhe me zyrtarët e Bashkimit Evropian.