BRUKSEL

Embargoja e armëve ndaj Kinës është "e pandershme", ka deklaruar shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana. Ai ka shtuar se Kina ka ende probleme me respektimin e të drejtave të njeriut, megjithatë ka shënuar përparim. Bashkimi Evropian vitin e kaluar ra dakord në parim të heqë embargon e armëve ndaj Kinës në qershor të 2005, por gjendja është vështirësuar pasi Kina miratoi ligjin ndaj Tajvanit, ku parashihej dhe përdorimi i forcës.