Udhëheqësit serbë të Bosnjës kanë kërkuar nga të akuzuarit nga Gjykata e Hagës që të dorëzohen vullnetarisht. Nga fillimi i këtij viti 6 serbë të Bosnjës janë dorëzuar pranë Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Por janë edhe nëntë serbë të Bosnjës të akuzuar nga Gjykata e Hagës që ende nuk janë dorëzuar e në mesin e tyre janë dhe Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiç.