KIEV

Shitës ukrainas të armatimit kanë kontrabanduar raketa në Iran dhe Kinë gjatë periudhës së presidentit Leonid Kuchma, kanë kumtuar sot prokurorët në Kiev. Në këtë kumtesë të Prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës, është thënë se këto raketa, që mund të bartin kokë bërthamore, ishin shitur në mënyrë ilegale para katër vitesh.