VJENË

Trafikimi i fëmijëve po shënon rritje në përmasa ndërkombëtare, ka thënë sot në Vjenë, Helga Konrad nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Ajo mëtutje ka thënë se një qendër rajonale e OSBE-së në Beograd, që monitoron situatën në Ballkan, ka konstatuar se në Evropën Juglindore numri i fëmijëve të trafikuar nën moshën 18 vjeçare, është dyfishuar gjatë tri viteve të fundit. Zonja Konrad ka thënë se vlerësohet se afro 1.2 milionë fëmijë trafikohen për çdo vit në mbarë botën. Në Vjenë po mbahet një Konferencë ndërkombëtare për luftimin e trafikimit të fëmijëve.