KABUL

Një gjykatë në Afganistan dënoi me vdekje katër persona, si fajtorë për organizimin e dy sulmeve ndaj forcave të huaja të sigurisë, vitin e kaluar në Kabul. Tre ushtarë amerikanë u vrarë në njërin nga sulmet, kurse një amerikane u vra dhe tre ushtarë të forcave ndërkombëtare u plagosën në sulmin tjetër.