BRUKSEL

Bashkimi Evropian ia ka bërë të qartë Beogradit s epresin rol konstruktiv nga Beogradi lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Edhe vetë Drashkoviç ka thënë se vendi i tij synon të jetë pjesë e zgjidhjes dhe jo e krijimit të problemeve. Kjo është bërë e ditur pas takimeve që ka zhvilluar ministri i jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi Drashkoviç me zyrtarët e bashkimit Evropian, përfshi dhe shefin e diplomaicsë evropiane Javier Solana.
Bashkëpunimi i Beogradit më Gjykatën e Hagës dhe e ardhmja e bashkësisë shtetërore Serbi e Mali i Zi ishin temat e tjera të takimeve.