BAGDAD

Të paktën dy automjete bombë shpërthyen në incidentet e sotme në Irak.
Policia irakiene tha se shpërthimi afër kompleksit spitalor të Bagdadit kishte për shënjestër autokolonën e policisë, por sulmuesi u përplas në një dru. Nga shpërthimi vdiq një fëmijë, u plagos një polic dhe 4 civilë.
Ndërkaq nga shpërthimi në rrugën e aeroportit të Bagdadit, që kishte për shënjestër autokolonën e ushtrisë amerikane, e humbën jetën 4 civilë dhe u plagosën 7 të tjerë.
Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Richard Myers tha se krimi i organizuar dhe elementet kriminalë, janë të pranishëm gjithnjë e më shumë në kryengritjen irakiene.