PEKIN

Kryeministri i Koresë Veriore, Pak Pong-ju, do të vizitojë Kinën, për të diskutuar rreth programeve bërthamore të Koresë Veriore. Ministria e jashtme e Kinës njoftoi se vizita do të zhvillohet në fund të muajit mars. Vizita paralajmërohet në kohën kur janë shtuar përpjekjet për kthimin e Koresë Veriore në bisedimet gjashtëpalëshe, që synojnë t'u japin fund programeve atomike të Penjanit.