TASHKENT

NATO-ja është e interesuar të zgjerojë lidhjet me Uzbekistanin, pasi ekziston nevoja për bashkëpunim lidhur me paqjen në Afganistan, vend fqinj me Uzbekistanin. Kjo është bërë e ditur nga Robbert Simons, i ngarkuar nga Aleanca Veriatlantike për Azinë Qëndrore dhe Kaukazin. Simmons ka theksuar se do të rritet bashkëpunimi mes këtyre vendeve dhe programit të NATO-s "Partneriteti për paqe".