KOMBET E BASHKUARA

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara së shpejti do të propozojë ndryshimet më të rëndësishme për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit të OKB-së për të drejtat e njeriut. Mark Malloch Brov, shef i stafit të Annan-it tha se qëllim i ndryshimeve është që të garantohet se anëtarët e komisionit vijnë nga vende ku respektohen të drejtat e njeriut.