BEJRUT

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara Terje Roed Larsen diskutoi sot me qeverinë e Libanit rreth tërheqjes së trupave të Sirisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve në Liban.
"Së pari është çështja e sovranitetit të Libanit. Në këtë drejtim mendoj se mund të them që jemi pajtuar se është e rëndësishme që zgjedhjet të mbahen ashtu siç është planifikuar si dhe të jenë të ndershme e të lira" tha Larsen. Dje, ai mori edhe premtimin e presidentit të Sirisë, Bashar al Assad për tërheqje të plotë të forcave nga Libani.