BANJALLUKË

I kërkuari nga Gjykata e Hagës, Gojko Jankoviq, iu dorëzua sot autoriteteve të serbëve të Bosnjes. Zëdhënësi i ministrisë së brendshme tha se negociatat për të siguruar dorëzimin e tij janë zhvilluar në bashkëpunim me zyrtarët e Serbisë. Jankoviq ka qenë zëvendës komandant i policisë ushtarake dhe njëri nga udhëheqësit paramilitar në Foça, në juglindje të Sarajevës, gjatë viteve të luftës në Bosnje.