TIRANË

Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e filluan sot një projekt dy vjeçar për luftimin e varfërisë në pjesën verilindore të Shqipërisë, ka kumtuar Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara. Ky projekt, që kapë një shumë prej 3.75 milion dollarë amerikanë, do të fokusohet në rajonin e Kukësit, që mendohet se është pjesa më e varfër e Shqipërisë. Parashihet përmirësimi i infrastrukturës dhe i qeverisjes lokale dhe do të ndihmohen bizneset e vogla.