BERLIN

Presidenti i Ukrainës Viktor Yushchenko bëri thirrje për ndërmarrjen e hapave të shpejtë që do ta ofrojnë Ukrainën me Bashkimin Evropian dhe Organizatën Botërore të Tregtisë. Gjatë vizitës së sotme në Berlin ai tha se Ukraina do të jetë në Bashkimin Evropian në një të ardhme jo të largët.
"Kërkoj mirëkuptim dhe mbështetje për të rinjtë e Ukrainës dhe dëshirën e tyre që të komunikojnë me popullin gjerman. Apeloj për mbështetje të lehtësirave në regjimin e vizave për të rinjtë nga Ukraina" tha Yushchenko, në një fjalim në dhomën e ultë të parlamentit gjerman. Kancelari gjerman Gerhard Schroeder përkrahi dëshirën e Ukrainës për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian, mirëpo tha se "nuk dëshiron të spekulojë për kohën e anëtarësimit".