SARAJEVË

Në kryeqytetin e Bosnjës, u hap gjykata e parë për krime të luftës, e cila pritet t'i trajtojë rastet nga Tribunali i Kombeve të Bashkuara në Hagë.
"Mesazhi im është se nuk mund t'u jepet mbështetje atyre që janë mbrojtur, nëse kanë vrarë, apo kanë dhënë urdhër për të vrarë civilë" tha kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte.
"Kriteri i suksesit duhet të jetë i njëjtë dhe i thjeshtë: viktimat duhet të jenë sa më të kënaqura që të jetë e mundur" tha ajo duke shtuar se të gjithë janë të barabartë para ligjit. Ndërkaq, presidenti i Tribunalit ndërkombëtar Theodor Meron tha se "asnjëri nga kriminelët e mëdhenj të luftës nuk do të përfitojë nga zbrazëtira e mosndëshkimit, apo nga koha e përcaktuar për përfundimin e punës së gjykatës".