UASHINGTON

Qeveria e Shteteve të Bashkuara i ka paralajmëruar amerikanët në mbarë botën se ata vazhdojnë të përballen me kërcënime terroriste, dhe i ka këshilluar të kenë kujdes.
Departamenti i Shtetit tha se rrjeti i Al Kaidës besohet se përgatit sulme kundër interesave amerikane në botë.
Paralajmërimi thotë se sulmet e ardhshme nga rrjeti i Osama bin Ladenit, mund të bëhen me agjentë kimikë ose biologjikë, mjete shpërthyese apo armët tjera konvencionale të terrorit.