BAGDAD

Të paktën 2 persona janë vrarë dhe rreth 20 janë plagosur nga shpërthimi i një automjeti mëngjesin e sotëm në Bagdad.
Shpërthimi ndodhi në afërsi të ministrisë së Bujqësisë dhe një hoteli ku janë vendosur kontraktorë të huaj.
Ndërkohë, autoritetet e Irakut thanë se në qytetin perëndimor Qaim janë gjetur kufomat 19 personave, të cilët ishin vrarë. Burime të spitalit thanë se të vrarët kishin mbi vete rooba civile.