Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova e vlerësoi qëndrimin e kryeministrit Ramush Haradinajt si një gjest të madh patriotik dhe theksoi se në Kosovë nuk do të lejohet vakumi institucional. Ai kërkoi që të ruhet siguria dhe stabiliteti në Kosovë.
“Kërkoj nga të gjithë qytetarët dhe bëj apel, që të ruajnë qetësinë, të jenë të kujdesshëm dhe ta respektojnë vendimin e kryeministrit të Kosovës dhe të institucioneve qendrore të Kosovës, po ashtu edhe të UNMIK-ut dhe të institucioneve tjera ndërkombëtare”, tha Rugova duke shtuar se koalicioni qeverisës, do të vazhdojë punën në bazë të Kornizës Kushetetuese dhe se së shpejti ai si president, në bashkëpunim me UNMIK-un, do të nominojë kryeministrin e ri.