UASHINGTON

Administrata Bush ka emëruar John Bolton, ambasador në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Pas bërjes publike të emërimit vetë Bolton ka thënë:
"Udhëheqja amerikane është kyçe për suksesin e Kombeve të Bashkuara, për një organizatë botërore efikase, ashtu siç thuhet në kartën e saj të themelimit. Kjo është koha e mundësive për Kombet e Bashkuara që gjithashtu kanë nevojë për udhëheqjen amerikane për të arritur reforma të suksesshme." Bolton më parë ka shërbyer si nënsekretar i shtetit për kontrollin e armëve.