PEKIN

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të zhvillojnë bisedime dypalëshe me Korenë Veriore, me qëllim të ringjalljes së negociatave për armët bërthamore. Këtë koment e bëri sot drejtori për çështje atomike të gadishullit korean, në ministrinë e jashtme të Kinës. Deri tani Shtetet e Bashkuara nuk kanë pranuar bisedimet dypalëshe. Penjani ka deklaruar se posedon armë atomike dhe ka braktisur bisedimet gjashtëpalëshe që synojnë t'u japin fund ambicieve bërthamore të Koresë Veriore.