BEOGRAD

Beogradit dhe institucioneve të tij shumë shpesh i bëhet vërejtje se nuk flasin me një zë kur është fjala për Kosovën, por problemi është diku tjetër, ka deklaruar kryeministri serb Vojisllav Koshtunica, duke shtuar se ky zë i përbashkët ekziston, por ka dallime për zgjidhjet, hapat taktikë dhe qasjet ndaj disa çështjeve të veçanta.
"Aktualisht, kur në Serbi shtrohet pyetja nëse Kosova duhet të jetë e pavarur apo jo, atëherë nuk kemi kurrfarë dallimi dhe mosmarrëveshje mes subjekteve të ndryshme politike dhe bartësve të institucioneve në Serbi", tha Koshtunica.