RRAMALLAH

Udhëheqësit palestinezë kanë vendosur shtyrjen e takimit me tetë grupe radikale palestineze, të paraparë për t'u mbajtur në Egjipt më 5 mars. Sipas zëvendëskryeministrit palestinez Nabil Shaath, shtyrja e takimit është bërë për shkak të "çështjeve të brendshme".
Grupi militant Xhihadi islmaik, që besohet se ka kryer sulmin e së premtes në Tel Aviv, ishte një nga grupet e ftuara në takim.