TEHERAN

Rusia dhe Irani shtynë sërish nënshkrimin e marrëveshjes për furnizimin e Iranit me karburante, që do t'i përdorte për reaktorin e parë nuklear. Marrëveshja parashihej të nënshkruhej sot, gjatë vizitës së shefit të agjencisë federale bërthamore ruse, Alexander Rumyantsev, në Teheran. Zyrtarët iranianë nuk dhanë detaje për shtyerjen. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar Rusinë për këtë hap, duke thënë se termocentrali i Bushehrit do të ndihmonte Iranin që të zhvillojë armë bërthamore.