Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbaz u zotua sot për sjelljen para drejtësisë të përgjegjësve për sulmin e djeshëm vetëvrasës me bombë, në Tel Aviv. Ai fajësoi një "palë të tretë" për sulmin dhe tha se është tendencë për sabotimin e armëpushimit me Izraelin. Edhe kryeministri Ahmed Qurei u angazhua për gjetjen e përgjegjësve. "Koha dhe vetë sulmi i drejtuar kundër civilëve është i papranueshëm dhe ne e dënojmë fuqishëm" tha Qurei. Ministri i brendshëm palestinez, Naser Yousef tha sot se dy persona janë arrestuar me dyshimin se kanë lidhje me shpërthimin, ku humbën jetën 4 persona.