Ish ministri gjerman i financave Teodor Vajgel prej sot e ka filluar punën si këshilltar për ekonomi i kryeministrit të Maqedonisë.
"Kam ardhur këtu të punoj, t'i ndihmoj këtij vendi e jo të përfitoj", tha Vajgel në konferencën për shtyp në Shkup, duke shtuar se do të jetë këshilltar i qeverisë deri në anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Ish ministri i financave në qeverinë e kryeministrit Helmut Kohl, bashkë me një ekip të ekspertëve vendas dhe të huaj, do të punojnë në reformat ekonomike dhe joshjen e investimeve nga jashtë.