VJENË

Koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore Erhard Busek tha se bashkësia shtetërore Serbi-Mal i Zi, nuk është zgjidhje e qëndrueshme. "Jemi të interesuar për zhvillim stabil që ka mbështetjen e të gjitha palëve" tha Busek, pas takimit me kryetarin e parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq. Duke komentuar propozimin e Podgoricës për aleancë të shteteve të pavarura, ai tha se bisedimet për këtë duhet të jenë interne, kurse zgjidhja e qëndrueshme duhet të gjendet sa më parë.