PEKIN

Ish presidenti amerikan, Bill Klinton nënshkroi marrëveshjen me Kinën, sipas të cilës do të ndihmohen 200 fëmijë kinezë të prekur nga AIDS. Programi është pjesë e projektit me vlerë prej 10 milionë dollarësh, marrëveshja për të cilin u arrit vitin e kaluar, ndërmjet fondacionit Klinton dhe ministrisë së shëndetësisë së Kinës. Rreth 840.000 persona në Kinë janë të infektuar nga AIDS.