MOSKË

Zyrtarët rusë thanë se presidentët Vladimir Putin dhe George Bush, në samitin e neserm në Bratisllavë, do të diskutojnë çështjet e rreziqeve të përbashkëta. "Rusia pretendon ta shfrytëzojë samitin edhe për zhvillimin e dialogut intensiv me Shtetet e Bashkuara dhe rritjen e bashkëpunimit" tha këshilltari për politikë të jashtme të Rusisë, Sergei Prikhodko.