BEJRUT

Mijëra libanezë u mblodhën në Bejrut dhe kërkuan largimin e trupave të Sirisë nga Libani. Protesta u organizua nga opozita në ditën kur u mbush një javë nga vrasja e ish kryeministrit, Rafik Hariri. Po sot ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe Jack Strou tha se ekzistojnë dyshime të shumta se Siria ishte e përzier në vrasjen e Haririt. Ndërkohë, zyrtarët e Ligës Arabe njoftuan se Siria ka shprehur dëshirën për tërheqjen e trupave nga Libani, siç ka thënë presidenti al Assad, "së shpejti".