Ish presidentët amerikanë, Bill Clinton dhe George Bush i ati, kanë vizituar rajonet e goditura nga katastrofa e sunamit në Indonezi. Dy ish-presidentët janë në një mision për të parë nga afër dëmet e shkaktura në Azinë Jugore nga sunami.
Ata janë takuar me të mbijetuarit e kësaj katastrofe, që aktualisht janë në kampe refugjatësh. Ish presidenti Bush kërkoi nga autoritetet indoneziane që të shpenzohen si duhet ndihmat amerikane. Ndërkaq gjatë vizitës së djeshme në Tajlandë ish presidenti Clinton ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të ndihmojë maksimalisht.
"Ne si bashkësi ndërkombëtare duhet t'i respektojmë angazhimet e bëra, madje mundësisht të ngrejmë shumat e premtuara. Njëherësh duhet të sigurojmë se paratë po përdoren si duhet", ka deklaruar Clinton. Clinton dhe Bush pas Indonezisë arritën në Sri Lanka, derisa nesër do të qëndrojnë në ishujt Maldive.