Kryetari i parlamentit të Libanit, Nabih Berri, ka bërë të ditur se do të bashkëpunojnë me komisionin e Kombeve të Bashkuara që do hetojë vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri. Kjo deklaratë erdhi pas akuzave ndaj qeverisë pro-siriane të Libanit se po përpiqet të mos lejojë zbardhjen e vrasjes së Haririt.
Ndërkaq aktivistë politikë në Siri kanë kërkuar tërheqjen e trupave siriane nga Libani. Deklarata në fjalë është nënshkruar nga 35 intelektualë dhe aktivistë politikë e të të drejtave të njeriut në Damask.