ZAGREB

Stipe Mesiq bëri sot betimin si president i Kroacisë në mandatin e tij të dytë. Ai tha se do të angazhohet për përmirësimin e raporteve me të gjitha vendet fqinje. "Fqinjëve tanë u premtoj se bashkëpunimi rajonal dhe raportet e mira, jo vetëm ndërmjet shteteve, por edhe popujve, do të jenë prioritete të politikës së Kroacisë" tha Mesiq. Sipas tij, Kroacia, që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, do të shfrytëzojë përvojën e fqinjëve të cilët tani më kanë arritur atje.