TIRANË

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Erdogan fillon vizitën dy ditore në Shqipëri. Ai shoqërohet nga rreth 100 biznesmenë turqë dhe do të takohet me presidentin Alfred Moisiu, kryeministrin Fatos Nano si dhe do t'i drejtohet parlamentit të Shqipërisë. "Kjo vizitë pritet të jetë shumë e rëndësishme për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve" thuhet në një deklaratë të zyrës së kryeministrit të Shqipërisë.