JERUSALEM

Kryeministri i Izraelit Ariel Sharon urdhëroi forcat e sigurisë që të mos lënë ekstremistët hebrejë që të pengojnë tërheqjen e planifikuar nga Rripi i Gazës dhe Bregu Perendimor. Urdhëri u dha pas kërcënimeve ndaj ministrave të Izraelit. Megjithë këto shqetësime, qeveria e Izraelit aprovoi listën prej 500 të burgosurve palestinezës, të cilët do të lirohen gjatë ditëve të ardhshme.