NATO-ja do të zgjerojë zonën e operacioneve në Afganistan edhe përtej Kabulit, derisa do dërgojë trupa në pjesën perëndimore të vendit. Kjo është bërë e ditur nga shefi i Aleancës Veriatlantike, pas një takimi të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të kësaj organizate në Nisë të Francës.