BAGDAD

Së paku dy persona u vranë nga shpërthimi i një veture bombë në Bagdad. Shpërthimi ndodhi sot në mëngjes, në njërin nga sheshet kryesore të kryeqytetit. Ndërkohë, Iraku paralajmëroi mbylljen e kufijve për pesë ditë, gjatë javës së ardhshme. Arsye për këtë është garantimi i sigurisë gjatë festës më të madhe të shiitëve, Ashura.