JERUSALEM

Samiti i dytë ndërmjet udhëheqësve të Izraelit dhe palestinezëve do të mbahet brenda javës. Ministri i Jashtëm Palestinez, Nabil Shaath tha se takimi synon forcimin e armëpushimit. "Do të diskutohet edhe rreth përparimeve në lirimin e të burgosurve palestinezë dhe planeve për tërheqjen e Izraelit nga qytetet në Rripin e Gazës" tha Shaath.