Ukraina do ti tërheq gradualisht të 1600 ushtarët e saj në Irak, ka thënë sot ministri i jashtëm, Borys Tarasyuk. Ai mëtutje tha se kjo tërheqje do të filloj pas konsultimeve me Uashingtonin dhe me autoritetet e Bagdadit. Zoti Tarasyuk ka thënë se tërheqja e ushtarëve do të bëhet në mënyrë graduale dhe do të zëvendësohet me instruktorë dhe me prani tjetër civile. Në Irak aktualisht gjenden 1600 pjesëtarë të ushtrisë së Ukrainës.