ATHINË

Proçesi i bisedimeve për statusin e Kosovës do të fillojë në gjysmën e dytë të këtij viti, ka deklaruar në Athinë shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen, pas takimit me ministrin e jashtëm të Greqisë, Petros Molyviatis. Jessen Petersen gjithashtu ka shtuar se "pret që Greqia të japë ndihmesën e saj në mënyrë që çështja e Kosovës të ngrihet lart në agjendën e Bashkimit Evropian, ...derisa zgjidhja e çështjes së Kosovës është kyç në qëndrushmërinë e Ballkanit perëndimor."
Greqia nga ana e saj kundërshton ndryshimin e kufijve në Ballkan.