Qeveria e Rusisë u shpreh e zemëruar me Televizionin Britanik që kishte transmetuar një intervistë me liderin e guerilëve çeçenë, Shamil Basajev. Ministria e jashtme tha se intervista ishte informacion mbështetës për terroristët që veprojnë në Kaukazin Verior dhe kërkoi nga drejtësia britanike që të marrë masa. Basajev kishte thënë se disa mijëra militantë po luftojnë tani në Çeçeni.