PRISHTINË

Grupi Kontaktit që u takua në zyrën amerikane në Prishtinë sërish konstatoi se jetësimi i plotë i të gjitha standardeve është çështje esenciale për ardhmërinë e Kosovës. Në kumtesën e lëshuar pas takimit, Grupi i Kontaktit përshendeti përparimin e bërë në planin e decentralizimit dhe fton serbët që të kyçen në instituciont e Kosovës. Grupi i Kontaktit ftoi presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike dhe përsëriti obligimin e të gjithë individëve që në tërësi të bashkëpunojnë me Tribunalin e Hagës.