BAGDAD

Kryeministri i Irakut Ijad Allavi tha se sulmet e kryengritësve kanë shënuar rënie që nga zgjedhjet e së dielës. Megjithkëtë, sipas tij, nuk mund të thuhet se nuk do të ketë sulme të tjera. Ndërkohë, Grupi udhëheqës i klerikëve synni në Irak tha se çfardo qeverie që do të krijohet nga zgjedhjet e së dielës, nuk do të jetë legjitime, pasi shumë njerëz bojkotuan zgjedhjet. Në të njëtën kohë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush po vazhdon përpjekjet për inkurajimin e shteteve tjera që të ndihmojnë krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm në Irak.