BAGDAD

Presidenti i Irakut Ghazi al-Yawar u bëri thirrje myslimanëve sunitë, që me të madhe i bojkotuan zgjedhjet e së dielës, të kthehen në procesin politik.
Al-Yawar gjithashtu tha se tërheqja e trupave amerikane nga vendi, me siguri nuk do të fillojë para fundit të vitit.
Ndërkohë, Abdul Aziz al-Hakim kreu i Aleancës së Bashkuar të Irakut, parashikoi fitore në zgjedhjet dhe tha se aleanca do të bashkëpunojë me të gjithë.
Dje në Irak i rihapën kufinjtë dhe aeroporti i Bagdadit, që ishin mbyllur në kuadër të masave të sigurisë për zgjedhjet.