UASHINGTON

Një gjykatë amerikane ka vlerësuar se gjykatat ushtarake në Guantanamo, që gjykojnë personat e dyshuar për terrorizëm janë jokushtetuese. Sipas të njëjtës gjykatë personat që mbahen në bazën ushtrake në Guanatanmo të Kubës bazuar në kushtetutën amerikane kanë të drejtë mbrojtje.
Administrata e presidentit Bush argumenton se të burgosurit në Guantanamo nuk kanë të drejta kushtetuese, derisa Bush ka autorizuar gjykatat speciale pas sulmeve të 11 shtatorit. Kjo cështje mund të shkojë për shqyrtim në Gjykatën e Lartë amerikane.